Akuzat për privatizimin e kompleksit Partizani/ Malltezit dhe Bektashit i komunikohet sot masa e sigurisë

Akuzat për privatizimin e kompleksit Partizani/ Malltezit dhe Bektashit i komunikohet sot masa e sigurisë

Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi do të dalin sot para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për verifikimin e masës së sigurisë.

GJKKO mban sot në orën 13:30 seancën për caktimin e masës së sigurimit për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, së bashku me ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet se Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

“Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi Jamarbër Malltezi”, saktëson SPAK.

Fitimet e Malltezit në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, llogariten në total në shumën 5 milionë e 420 mijë e 345 euro.

Fatmir Bektashi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës.

Në lidhje me këtë çështje akuza janë ngritur edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, por edhe ndalim i udhëtimit jashtë vendit.

Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal. Për Berishën, gjykata ka qenë e rezervuar dhe s’ka dhënë informacione mbi datën e seancës gjyqësore ndaj tij.

Ndalimi i Malltezit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” u ekzekutua nga agjentët e BKH-së pasi GJKKO-ja kishte caktuar masën “arrest me burg” të kërkuar më herët nga prokurorët e SPAK-ut, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy