Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim, Kuvendi miratori ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty, që implikonte UÇK-në.
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha paraprakisht se Komisioni i Posaçëm Parlamentar mbi raportin e Dick Martyt nuk ka lidhje me Lulzim Bashën.
Sipas tij, Komisioni do të ngrihet për të verifikuar rolin e institucioneve publike në Shqipëri në kohën e luftës së Kosovës.
Balla u shpreh se në Shqipëri apo në Kosovë nuk ka pasur krime lufte, pasi lufta për pavarësi dhe çlirim nuk është krim lufte.
“Komisioni i posaçëm nuk ka lidhje me Lulzim Bashën. Ajo që ne synojmë është që i gjithë dokumentacioni që ekziston në Shqipëri dhe ne si kërkues kemi disponuar një pjesë të dokumentacioneve dhe ndërkohë i bëj Bashës që të qetësohet. Nuk ka komision të posaçëm për hetimin e Bashës. Do ishte humbje kohë të hetosh Lulin. Luli e ka vënë vulën e vet të turpit në këtë çështje, por i takon demokratëve të cohën dhe ti kërkojnë Lulit se cfarë pozicion dhe çfarë rol ka luajtur qoftë në gjykatën e Hagës qoftë në UMNIK”, tha Balla në Kuvend.
Ky Komision i Posaçëm do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin thuhej se në Shqipëri janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.



