Deputeti Gazment Bardhi e sheh tryezën e djeshme si një hap pozitiv për të unifikuar qëndrimet kundër kryeministrit Rama.
Në një intervistë për gazetarin e MCN Tv, Mariglen Kume, Bardhi tha se qëndrimi i rij në raport me problematikën që Berisha ka me SHBA-nuk ka ndryshuar, por kjo nuk është pengesë që të dyja palët të ulen dhe të bien dakord për çështjet që i bashkojnë që janë më shumë se çështjet që i ndajnë.
Pa diskutim që kam pasur komunikim me qytetarë demokratë që e kanë përgëzuar iniciativën që pavarësisht ndasive që kemi mes vetes për më shumë se dy vitesh.
Të gjithë deputetët kanë qenë të ftuar pa asnjë përjashtim dhe ftesës iu përgjigj ai numër që është deklaruar dhe apeli im është që cilido koleg deputet që është mandatuar nuk ka asnjë arsye të qëndrojë larg një tryeze që bën bashkë deputetet e opozitës në parlament.
Qëndrimin tim në raport me problematikën që Berisha ka me SHBA, ju tashmë e dini është publik, koherent prej më shumë se dy vitesh, por askush nuk mohon faktin që Berisha është deputet, opozitar dhe s’ka asnjë pengesë për tu ulur dhe për të rënë dakord për çështje që biem dakord, që janë më shumë më shumë se çështjet që na ndajnë. Interesi i partnerëve strategjik të Shqipërisë ka qenë dhe mbetet forcimi i opozitës. Këto dy vite për shkak të konfliktit të brendshëm, opozita është dobësuar, në këtë këndvështrim sa kohë unë kam qëndrimet e mia në raport ne çështje të caktuar, Berisha ka qëndrimet e tij në raport me çështje të caktuara dhe as unë nuk ndikoj dot tek Berisha dhe e kundërta e shoh takimin e djeshëm si mundësi së pari për t’i dhënë fund njëkonfliktu brenda opozitës dhe për të unifikuar qëndrimin për çështje që biem dakord.
Padiskutim që e konsideroj si hap të parë pozitive për të qenë të unifikuar në qëndrime kundër Ramës duke ruajtur mendime dhe qëndrime për çështje që na kanë ndarë deri më sot.
Më tej, Bardhi tha se ndërkombëtarët duan një opozitë funksionale dhe se Lulzim Basha nuk është zëdhënës i tyre.
Basha nuk është zëdhënës i departamentit të shtetit, bën gabim që flet në emër të partnerëve strategji duke i fryrë një teze të rrezikshme për vendin. Gjatë këtij debati 2 vjeçar në çdo studio televizive është hedhur një teori konspiracioni se ajo që ndodhi me vendimmarrjet e partnerëve tanë strategjikë ishte lojë e Edi Ramës për të shkrirë opozitën. Mbajtja ndezur e konfliktit duke dobësuar opozitën është duke çuar ujë tek kjo teori që nuk përputhet me realitetin. Qëllimi i partnerëve ka qenë dhe mbetet pasja e një opozitë të fortë, pasja e një opozite funksionale. Nuk mund të kenë qëllim për të shkrirë opozitën. E kam bërë të qartë që nuk kanë asnjë interes për të mbështetur një forcë të caktuar, apo një individ të caktuar. Partnerët mbështesin Shqipërinë.



