Dy avionë që mbanin 154 qytetarë afganë kanë mbërritur pas mesnate në vendin tonë. Refugjatët u pritën në aeroportin e Rinasit nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ kryeministri shkruan se deri më tani kanë mbërritur në vendin tonë 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq i cili ra në duart e talebanëve.
Mirëmëngjes pa u gdhirë dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë.
Ndërsa diplomatja amerikane Kim, në një postim në Twitter në orët e para të së shtunës, thotë se në grupin e dytë të afganëve që mbërritën në vendin tonë ka fëmijë, gra të të gjitha profesioneve, gazetarë e aktivistë.
Kim falenderon Shqipërinë për punën që po bën për të larguar “njerëzit nga e keqja.”
Përshëndetje, unë jam Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri. Jam këtu me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe duam t’ju urojmë mirëseardhjen. Kryeministri i vendit, Edi Rama është poshtë duke pritur t’ju urojë mirëseardhjen, faleminderit që jeni këtu.
Great to welcome 2 more planes from Kabul carrying 154 Afghans, incl women of all professions, journalists, activists, children. Pleased to work /@ediramaal @RepSlotkin @SpiritAmerica @VitalVoices @YaldaHakimFund @SchmidtFutures to bring people out of harm’s way. Thank you, ! pic.twitter.com/NfscCg0KZg
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 28, 2021
Kujtojmë se grupi i parë i refugjatëve afganë mbërriti në vendin tonë në orët e para të së premtes.
Bëhej fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli që u strehuan në tre struktura hoteliere në Durrës.
Shqipëria do të strehojë përkohësisht 4000 afganë deri sa të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



