Pas disa muaj, qeveria britanike do të lejojë seksin e rastësishëm si pjesë e heqjes së disa masave.
Që prej dhjetorit, britanikëve beqarë nuk u lejohej të takoheshin për të kryer marrëdhënie seksuale dhe të kalonin natën në shtëpinë e personit tjetër.
Por duke filluar që nga dita e hënë, të gjithë britanikët kanë “lejen” nga Boris Johnson për të kaluar natën në shtëpitë e të dashurve të tyre.
Njerëzit nga dy familje të ndryshme në Britani do të jenë në gjendje të takohen në ambientet e mbyllura duke filluar që nga e hëna. Rregullat e distancës sociale për ata që njihen me njëri-tjetrin do të jenë më të lehta, duke lejuar puthjet dhe përqafimet, si dhe seksin e rastësishëm.



