
Ka nisur prej pak minutash seanca gjyqësore për shpalljen e vendimit për ish-kryeministrin Berisha.
Gazetari Andon Kello në një lidhje me studion e lajmeve në MCN Tv, tha se avokatët e Berishës kanë bërë dy kërkesa të tjera ditën e sotme, kërkesa që duken më tepër si manovra për të shtyrë sërish gjyqin.
Po zhvillohet seanca për shpalljen e vendimit nga GJJKO për ish-kryeministrin Berisha. Gjykata ka në dorëzim kërkesën e GJKKO-së për zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore.
Avokatët kanë bërë dy kërkesa të tjera ditën e sotme. Duke më tepër si manovër për të shtyrë sërish shpalljen e vendimit.
Gjokutaj dhe Mëngjësi kanë depozituara kërkesat për t’iu vendosur në disponim audion e seancës së fundit gjyqësore dhe procesverbalet e gjyqtares Irena Gjoka, që sipas tyre është e njëanshme pasi ka konflikte me Berishën.



