Tërmeti, studenti shqiptar në Turqi: Gjendja është emergjente, numri i viktimave mund të rritet 3-4 fish (VIDEO)

Tërmeti, studenti shqiptar në Turqi: Gjendja është emergjente, numri i viktimave mund të rritet 3-4 fish (VIDEO)

Kozma Çupi një student shqiptar në Turqi flet për tërmetin 7.8 ballë që goditi zonën kufitare mes Turqisë dhe Sirisë.

Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se banon në zonën e Izmirit dhe aty tërmeti nuk është ndjerë shumë.

Sipas tij, në atë zonë nuk beson se ka shqiptarë, pasi janë të përqendruar kryesisht në Stamboll, Ankara, Izmir dhe zona e Detit të Zi që është me banim shqiptarësh.

Nuk besoj që do ketë. Nuk njoh shqiptarë atje. Edhe nëse ka janë shumë të paktë, por shpresoj të mos jenë prekur nga tërmeti.

Aktualisht numri i ndërtesave të prekura është 1710 ndërtesa, ndërsa numri i të vdekurve në Turqi është 284 persona, ndërsa në Siri 427 persona kanë humbur jetën.

Janë mbi 2200 të plagosur në Turqi. Pati mbi 70 pasgoditje nga orë 04.17 me orën lokale të mëngjesit.

Prej mbrëmë ka pasur bllokim rrugësh në Turqi nga moti, aeroportet kanë qenë të mbyllura dhe në mëngjes ka pasur vështirësi për udhëtimet drejt vendngjarjes shumica e grup shpëtimeve kanë arritur të shkojnë në vendngjarje janë 300 grupe shpëtimi.

Po vijnë dhe nga vendet e jashtme. Po vazhdojnë kërkimet. Gjendja është emergjente dhe nuk e dinë sa mund të shkojnë numri i viktimave, pritet që të rritet 3-4 fish minimum.

Janë duke bërë kërkimet. Gjendja është alarmante, niveli i katërt i alarmit, i emergjencës. Kemi komunikuar me ato që kemi të njohur në ato zona.

Kanë dalë shëndoshë e mirë, por situata është shumë keq. Pista e aeroportit është çarë dhe formuar gropë, rrugët kanë pasur dëmtime.

Qarkullimi brenda qytetit është shumë i vështirë, situata është alarmante. Pritet të rritet numri i atyre që kanë humbur jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy