Argjentinë, Gjykata e Lartë urdhëron gjyqin e katërt kundër Kirchner

Argjentinë, Gjykata e Lartë urdhëron gjyqin e katërt kundër Kirchner

Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Argjentinës ka dekretuar unanimisht se ish-presidentja Cristina Kirchner, djali i saj deputeti Maximo dhe 30 të pandehur të tjerë të gjykohen në të ashtuquajturën çështje “Los Sauces-Hotesur”, në të cilat hetohen për pastrim parash dhe ndikim të paligjshëm.

Akuza është se si kompensim për marrjen e kontratave të punëve publike miliona dollarëshe, sipërmarrësi Lazaro Baez transferoi miliona te kompanitë Kirchner, duke i justifikuar ato si kontrata për dhënien me qira të dhomave në hotelet e tyre në Patagoni.

Drupal Ad

Në këtë rast është përfshirë edhe biznesmeni Cristobal Lopez, i cili në këmbim të përfitimeve të tjera nga Kirchnerët dyshohet se u ka transferuar para në formën e pagesës për marrjen me qira të dhomave, suitave dhe apartamenteve të familjes presidenciale.

Ish-presidentja, e cila tashmë është dënuar me 6 vjet burg për korrupsion dhe ky është gjyqi i katërt ndaj saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy