
Ekspert i sigurie, Fatjon Softa në një lidhje skype me studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka bërë një pasqyrë të asaj që ka ndodhur gjatë këtij viti, ku u shpreh se ngjarjet kriminale në këtë vit kanë qenë më pak në numër në raport me ato të një viti më parë.
Ai tha se ky është një viti i ngarkuar me ngjarje, por që nuk janë vetëm negative, por dhe pozitive sa i përket punës së policisë. Sipas tij, ngjarjet kanë qenë mjaft të rënda dhe të ngarkuara në imagjinatën e njerëzve.
Ky është një vit i ngarkuar me shumë ngjarje, jo vetëm anë negative por dhe pozitive në punën e policisë së shtetit. Duhet ta nisim me aktivitetin më të mëdha të futbollit ku policia organizoi një element sigurie profesional. E dyta ishte aktiviteti më i madh i organizuar tek kur erdhën liderët evropian, pra samiti dhe kjo tregoi performancën dhe autoritetin e policisë shqiptare që tregoi se është në gjendje të organizojë kompeticione të mëdha. Por megjithatë ky vit ka pasur shumë ngjarje por më të pakët në numër krahasuar me ato të një vitit më parë, por ngjarjet kanë qenë të rënda të cilat janë shumë të ngarkuara në imagjinatën e njerëzve. Ngjarja e Potamit, vrasja e të riut në komisariat, et etj, kemi pasur atentate si ai te rrethrrotullimit TEG, atentati Fushë Krujës. Dhe të gjitha këtyre ngjarjeve ju shtua dhe rasti i mashtrimeve me call center kur u detyruan të zbrisnin dhe forcat e policisë perëndimore në vendet ku ushtrohej ky aktivitet ne vendin tonë.
Më tej duke u ndalur te sulmet kibernetike, Softa theksoi se së pari duhet të vlerësohet policia dhe kjo duke u rritur pagat, ndërsa shtoi se lufta kibernetike po shkatërron infrastrukturën e shtetit.
Së pari duhet të mos anashkalojmë organizatën e policisë sepse gjatë këtij viti ka pasur rritje 15% të pagës së tyre, por kjo pagë është e pamjaftueshme dhe po ta krahasojmë me vendimet përreth patjetër është e pamjaftueshme. Organizata e policisë ka disa probleme ata duhet të përgëzohen për durimin dhe nuk mjafton nëse nuk do e vlerësojmë mbi bazën ekonomike. Atyre duhet ti jepet 3% për kredi, strehim, transport. Nëse nuk i shohim këta punonjës policie që janë baza kryesore kundër luftës ndaj krimit për çfarë krimi po flasim. Kjo shtrirje sa i përket strukturës së re të krijuar të policisë është nevojshme kërkon dhe kualitete dhe është e vonuar sepse lufta sot nuk bëhet vetëm me ushtarë, lufta kibernetike po shkatërron strukturën e një shteti. Nëse s’ka një kualifikim nuk mjafton vetëm mbrojtja.
Në fund Softa komentoi edhe kreun e ri të SPAK, për të cilin u shpreh se pritshmëritë janë të larta dhe se shumë çështje të nxehta presin zgjidhje.
Gjatë momentit të zgjedhjes performanca që tregoi në mënyrën e paraqitjes së projektit të tij ishte admirueshme dhe interesante. Performanca dhe pritshmëria është e lartë sepse vëmendja është përqendruar atyre se ka shumë çështje të nxehta që presin zgjidhje dhe duhet guxim, kurajo sepse duhet të jesh i pavarur. Çështjet që janë sot nuk janë të lidhura vetëm me krimin por dhe korrupsionin. Unë besoj te kurajo e tij si prokuror.



