Në fjalën e mbajtur në Samitin Ukrainë-Europa Juglindore, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky theksuan rëndësinë që Rusia ta humbasë luftën në Ukrainë.
Rama bëri thirrje për mbështetje financiare dhe ushtarake për Kievin. Zelesnky vuri në dukje se të gjithë e kuptojnë që tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm.
Në fjalën e tij në samit kryeministri Edi Rama tha:
Prania juaj këtu z.President na bën thirrje që të pranojmë diçka me një rëndësi të jashtëzakonshme, që e njëjta shpresë na ka bërë bashkv në vite na bashkon tani me popullin e Ukrainës. Sapo kemi shënjuar përvjetorin e dytë të zymtë të sulmit në shkallë të plotë të Rusisë ndaj Ukrainës dhe jemi këtu të përtërijmë solidaritetin tonë dhe mbështetjen për Ukrainën e për popullin e saj, juve z.President dhe gjithë atyre që vuajnë sot në Ukrainë. Duam të përtërijmë thirrjen tonë për Rusinë që të ndalë këtë luftë. Duam të përtërijmë angazhimin tonë ndaj paqes. Një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtat e saj. Mblidhemi këtu për të rikonfirmuar që mbetemi të bashkuar në përgjigjen tonë, mbetemi të vendosur krah Ukrainës përballë një kërcënimi mjaft real ndaj sigurisë së Europës dhe rendit global. Jemi po kështu të vetëdijshëm për kufizimet tona. E them herë pas herë, ia them mikut tim të dashur Presidentit Ukrainas se sa të vetëdijshëm jemi, ne vet nuk kemi kapacitetet për të ofruar nivelet e mbështetjes financiare dhe ushtarake për të cilën ka nevojë Ukraina, kështu që më lini që t’i kërkoj gjithkujt këtu që të bashkohet me thirrjen time për të njohur rolin e tyre. Mbijetesa e Ukrainës si shtet i lirë, i pavarur e demokratik vraret nga mbështetja financiare e ushtarake që ata dhe mbi të gjitha ofrojnë. Kjo mbështetje s'duhet të jetë peng i politikave të brendshme dritshkurtra, a i vonesave burokratike, mos u gaboni Ukraina s'po lufton vetëm për veten, por për gjithçka në të cilën ne besojmë, për të cilën qëndrojmë e punojmë".
Ndërkaq, në fjalën e mbajtur Presidenti Volodimir Zelesnky u shpreh:
Dua të falënderoj kryeministrin Rama për gjithë mbështetjen tuaj personale dhe të Shqipërisë për Ukrainën. Kryeministër vlerësoj mikëpritjen tuaj dhe këtë mundësi që po na jepni që të diskutojmë së bashku si mund të fuqizojmë më tej vendet tona, rajonet tona dhe të gjithë Europën. Sepse të gjithë e kuptojnë që tani përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa për breza të ardhshëm. Të gjithë duam që Europa të jetë ajo hapësirë, ku çdo vend dhe çdo komb përcakton fatin e vet. Ne kemi parë se si në të shkuarën ka pasur përpjekje për të përcaktuar fatin e kombeve të tjera, kjo ka ndodhur në Ballkan, Europën Lindore dhe pjesët e tjera të Europës. Tani Putini dëshiron të bëjë pikërisht këtë gjë. E gjithë armiqësia e Putinit, është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. Prandaj është e rëndësishme për shtetet tona të lira që Putini, regjimi i tij të humbasë, sepse dështimi i tij janë siguria jonë. Vizioni ynë për Europën bazohet në parimin e dinjitetit të njëjtë dhe të barabartë".



