Banori i “5 Majit”: Shteti po na masakron! Veprimet janë të paligjshme (VIDEO)

Banori i “5 Majit”: Shteti po na masakron! Veprimet janë të paligjshme (VIDEO)

Gjin Nikolli, banori i lagjes “5 Maji” në Tiranë, foli për MCN Live pasi banesa e tij u shemb nga IMT-ja. Nikolli e konsideroi aksionin si të paligjshëm, ndërsa u shpreh se shteti po na masakron.

Kanë vepruar në mënyrë të paligjshme dhe kjo është e vërtetueshme kollaj. Dikush do të mbajë përgjegjësi, por kur të mbajë përgjegjësi shtëpitë tona do jenë shembur. Është bërë një masakër. Të nxjerrësh jashtë 11 familje, pa u gjetur strehë! S’kam parë shërbim social. Nuk e di kush është shteti! Di një gjë që shteti po na masakron, po na merr gjithçka që kemi. Shteti na thotë ju s’duhet të jetoni në Shqipëri. Para disa ditësh u bë një show me pasaportat e afganëve. Ne jemi në luftë të vërtetë. Të hedhsh gaz kundër banorëve të tu vetëm pse mbrojnë banesat e veta! Unë bëra kërkesë para një javë që të më mbrohet shtëpia nga shembja sepse kishte vetëm një lajmërim. Më kanë bërë edhe dy intervista. Mbrojnë ato që shkatërrojnë dhe sulmojnë ata që ndërtojnë. Ne do qëndrojmë deri kur edhe ai ndërtuesi, edhe kur të hyjë banori brenda, unë do t’i trokas në derë, zotëri ke hyrë në banesën time. Do sjell një problem social për disa vite”, tha Nikolli.

I pyetur për mundësinë e mbajtjes së një greve urie nga banorët, Nikolli tha:

Tani s’ka nevojë për grevë urie”. “Me 45 për qind të mushkrive sot nuk e di si mund t’i hidhet një të sëmuri gaz lotsjellës!”, shtoi ai.

Ndërsa një tjetër qytetar i cili protestoi sot në mbështetje të vëllait të tij u shpreh për MCN se ky nuk ishte aksion, por një gjenocid e vrasje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy