ARRSH: Ja gjendja e rrugëve në të gjithë vendin

ARRSH: Ja gjendja e rrugëve në të gjithë vendin

Pas reshjeve të ditëve të fundit, situata në vend është normalizuar. Lëvizja e automjeteve në gjithë akset kombëtare është normale. Në një njoftim për mediat , ARRSH informon për gjendjen e akseve rrugore në të gjithë vendin.  

Në 3 qarqet e Veriut, Shkodër, Kukës dhe Dibër. Gjatë orëve të mëngjesit pati probleme me rrëshqitjet e dherave në aksin Qafa e Malit-Fierzë, por firmat kontraktore kanë ndërhyrë menjëherë duke e pastruar. 

Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj, ka dhënë urdhër për gatishmëri maksimale ndaj gjithë drejtorive rajonale të ARRSH, si dhe ka bërë thirrje për prani me mjete dhe punonjës shtesë. 

Aktualisht lëvizja e automjeteve në gjithë akset kombëtare është normale. Ju bëjme drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm.  

 ·         Qarku Tiranë 

  •          Situata e qarkullimit është përmiresuar, nuk ka probleme për qarkullimin.
  •          Qarku Durrës
  •          Në zonën e Shkëmbit të Kavajës, është normalizuar situata e qarkullimit.  Mjetet dhe forcat janë në gatishmëri.  
  •          Në të gjitha akset qarkullohet normalisht.
  •          Qarku Elbasan
  •          Nuk raportohen probleme ne te gjitha akset e ketij qarku.
  •          Qarku Berat
  •          Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku.
  •          Qarku Vlorë
  •          Në aksin Qafa e Dushkut – Kuç, është demtuar Ura qe lidh Lepenicen me Brataj, nga prurjet e lumit. Kalimi është devijuar deri në ndertimin e një ure të re.
  •          Qarku Berat
  •          Në akset e tjera të këtij qarku nuk ka probleme.
  •          Qarku Gjirokastër 
  •          Në akset e ketij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
  •          Qarku Korçë
  •          Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku.
  •          Qarku Kukës
  •          Në disa  nga akset e këtij Qarku ka prani të materialeve në rruge. Firmat kontraktore po punojne me mjete dhe fuqi punëtore për pastrimin e akseve. 
  •          Në aksin Fushe Arrez – Nyja Fushe Dukagjin, kalimi  kryhet  vetem për mjetet e vogla dhe furgonat, për shkak te shembjes se ndodhur para disa kohesh dhe shirave te diteve te fundit.  Firma kontraktore po punon për mbajtjen nen kontroll  te situates. 
  •          Në aksin Krumë – Qafe Prush, në Vlane, ka një shembje në gjatesi rreth 50 ml, rruga është 1 kalimshme. Pjesa tjetër e aksit nuk ka probleme për qarkullimin. 
  •          Në aksin B. Curri – Valbonë, kalimi kryhet me një korsi.   Në vend  ka prani të mjeteve dhe fuqi punëtore të shtuar të kontraktorit, të cilet bëjnë pastrimin e aksit nga rënia e herë pas hershme e gurëve dhe dherave.  
  •          Qarku Dibër
  •          Në disa  akse  të këtij Qarku ka prani te materialeve , por pa problem per qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe fuqi punëtore të shtuar për pastrimin e akseve. 
  •          Aksin K. Hadroj – Qafe Bene, është hapur me dy kalime në të gjithë gjatësinë e tij. Megjithatë herë pas here ka rënie guresh e dherash nga rreshjet. Firma kontraktore po bën pastrimin e aksit. 
  •          Tek Ura ne Hyrje të Urës së Klosit, ka dëmtime të shpatullave të urës, nga prurjet e lumit.
  •          Qarku Shkodër
  •          Qarkullimi është normal në akset e këtij qarku.
  •          Qarku Fier       
  •          Kalueshmeria është normale në të gjitha akset e këtij Qarku.
  •          Qarku Lezhë
  •          Qarkullimi është normal në të gjitha akset e këtij Qarku.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy