BE miraton planet kundër strategjisë globale të investimeve të Pekinit

BE miraton planet kundër strategjisë globale të investimeve të Pekinit

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar planet për të zhvilluar një strategji rivale të investimeve globale, në mënyrë që të kundërshtojnë rritjen e ndikimit të Pekinit në të gjithë botën.

Politika ekonomike, e jashtme dhe e zhvillimit të bllokut të BE, si dhe interesat e sigurisë do të përparojnë dhe gjithashtu promovojnë vlerat evropiane.

Pekini, i cili nisi iniciativën në 2013-ën, tashmë ka filluar të investojë në gati 70 vende të ndryshme dhe organizata ndërkombëtare, duke përfshirë shtetin anëtar të BE, Greqinë, në portin e Pireut dhe gjithashtu në Itali, duke demonstruar rëndësinë e Detit Mesdhe për projektet e transportit dhe infrastrukturës shkruan Euronews.

Por sot, ministrat e jashtëm të BE ranë dakord t'i japin një shtysë të re strategjisë së tyre të sapo shpallur të cilën e kanë quajtur "Evropa e lidhur globalisht", duke kërkuar investime në projekte të dukshme për të lidhur Evropën me botën nga 2022-shi.

"Plani ka një qëllim më të gjerë për të vendosur lidhjen në qendër të politikës sonë të jashtme," tha diplomati i lartë i BE, Josep Borrell gjatë një konference shtypi. "Ne kemi filluar ta bëjmë këtë dy vjet më parë me marrëveshjen tonë me Japoninë. Por duket se sot është shumë më e rëndësishme për ne që të shohim problemet e lidhjes me Lindjen e Mesme dhe të shohim përpara në Azinë Qendrore dhe Kinën, por jo me të njëjtën qasje dhe të njëjtat qëllime që ka Kina".

Muajin e kaluar, udhëheqësit e G7 miratuan gjithashtu planin " Ndërto një botë më të mirë" për të rivalizuar ndikimin e Pekinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy