Xhadat/ Shkolla Lekaj “peng” i shtetit, nxënësit me dy orë mësim

Xhadat/ Shkolla Lekaj “peng” i shtetit, nxënësit me dy orë mësim

As shkolla  9-vjeçare “Lekaj” e Bashkisë Rrogozhinë nuk i shpëtoi tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Si pasojë, në 16 qershor të vitit 2021, Këshilli i Ministrave vendosi që kjo shkollë të rindërtohej dhe në 10 nëntor të vitit 2021 Bashkia e Rrogozhinës lidhi kontratën më firmat fituese “Boshnjaku B” shpk dhe “MF InVEST Group” shpk me vlerë kontrate 171 milionë lekë. 

Sipas afatit të punimeve, që ishte 8 muaj, shkolla do duhej të përfundonte në korrik të vitit 2022, por nga vezhgimi që “Xhadat” kreu në terren rezultoi se shkolla është ende në fazë suvatimi dhe punimet kanë ndalur.

Pas kësaj “Xhadat” takoi drejtoreshën e shkollës, e cila u shpreh se nuk e di arsyen se përse punimet nuk kanë mbaruar ende.

Ne kemi qenë shkollë me dy godina. Kjo është shkolla 9-vjeçare. Ajo që po rindërtohet ka qenë cikli i ulët. Jemi interesuar herë pas here, sepse edhe ne jemi bërë merak, ne jemi me dy turne. Paradite është cikli i ulët, pasdite është cikli i lartë. Turni i parë është deri në 12:00, vjen turni i dytë: 12:30 fillon, mbaron në 16:30. Ka vështirësitë e veta, se bëhemi 105 nxënës dhe fëmijët mësojnë me dy turne. Nuk kemi shpjegime nga bashkia pse po vonohen, por që do mbarojë shumë shpejt.

Në fakt mësimi me dy turne është kthyer në shqetësim për prindërit e nxënësve, pasi bashkimi i dy cikleve në një godinë ka sjellë cënimin e procesit mësimor.

Djali është në klasë të 9 dhe bën dy orë mësim. Shkojnë në 12:00 e lënë në 14:00. Kanë 7 lëndë.

Lidhur me këtë shqetësim “Xhadat” u drejtua pranë Zyrës Vendore Arsimore Rrogozhinë, por edhe pse ora ishte vetëm 15:14 minuta, asnjë punonjës nuk ndodhej në vendin e punës.

Ndërsa Bashkia Rrogozhinë zgjodhi të mos japë asnjë informacion lidhur me mos përfundimin në kohë të punimeve për rindërtimin e shkollës “Lekaj”.

Përgjegjësja e Marrëdhënieve me Publikun u shpreh se as kryetari, as nënkryetari dhe as Drejtori i Urbanistikës nuk mund të dilnin për të dhënë një sqarim, por insistoi në dhënien e përgjigjes me anë të kërkesës me shkrim.

Por “Xhadat” nuk u ndal me kaq. Nga komunikimi që patën në telefon me firmat fituese zbuluan se arsyeja, që punimet në shkollën “Lekaj” nuk kishin përfunduar ende, ishte mos kryerja e pagesave nga shteti.

Problemi i pagesave është. Shteti na dha në fillim 10%, s’ka më lekë. Kemi falimentuar. Kemi marrë kredi. Edhe njerëzit nuk po punojnë më pa lekë, të tërë po ikin. Besoj se e mbyll unë, për një muaj-dy muaj. Po i dha lekët Rama, atëherë vazhdojmë ne. Po ne do vazhdojmë po na dhanë kredi më, s’kemi nga të shkojmë. Ne i kemi çuar faturat atje, presim tani”, deklaroi përfaqësuesi i firmës “Boshnjaku” shpk.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy