Hamasi premton lirimin këtë javë të 6 pengjeve, e dorëzimin e 4 trupave të pajetë

Hamasi premton lirimin këtë javë të 6 pengjeve, e dorëzimin e 4 trupave të pajetë

Hamasi njoftoi të martën se do të lirojë gjashtë pengje izraelite të shtunën dhe jo tre sa ishte parashikuar.

Po kështu grupi militant bëri të ditur se do të dorëzojë edhe trupat e pajetë të katër pengjeve të enjten, në një hap befasues, që u pa si përgjigje ndaj lejes që Izraeli dha për hyrjen e shtëpive portative dhe pajisjeve të ndërtimit në Gazën e shkatërruar.

Në këmbim Izraeli pritet të lirojë qindra të burgosur palestinezë, përfshirë shumë nga ata që po vuajnë dënime me burg të përjetshëm për sulme të përgjakshme.

Palëve u duhet ende të negociojnë kushtet e fazës së dytë e më të vështirë të armëpushimit.

Grupi izraelit që përfaqëson familjet e pengjeve që po mbahen në Gazë ka identifikuar të gjashtë izraelitët që do të lirohen të shtunën nga Hamasi.

Ata do të jenë pengjet e fundit, të gjallë, që pritet të lirohen në fazën e parë të armëpushimit.

Gjithashtu Hamasi propozon shkëmbimin e të gjithë robërve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë "me një lëvizje" gjatë fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, me qëllim arritjen e një armëpushimi të përhershëm dhe një tërheqje të plotë izraelite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy