Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027/ Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027/ Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet

Në përfundim të Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024”, ministri Igli Hasani po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, ku po ndan detaje nga takimet e ndryshme.

Hasani tha se Shqipëria ka nisur përgatitjet për të mirëpritur samitin e NATO-s në vitin 2027 dhe se tashmë aktiviteti është në kalendarin e aleancës.

Në kalendarin e aktiviteteve të NATO-s 2027 është vendosur që do të organizohet në Shqipëri. Vitin e ardhshëm në Holandë. Jemi në identifikimin e burimeve njerëzore dhe fondeve.... Kjo tregon se Shqipëria është partner dhe aleat i domosdoshëm në organizatën e Aleancës së Veriut.

Në 2025 një tjetër aktivitet i rëndësishëm do të zhvillohet siç është mbledhja e komitetit politik europian.

‘Radha këtë vit në korrik u zhvillua në Mbretërinë e Bashkuar, në fund të vitit në Hungari ndërsa në 2025 në Shqipëri. Janë formate që na bëjnë më të përgjegjshëm, dhe rrisin rëndësinë e rajonit nga ne vijmë.

Hasani u ndal dhe te hapja e ambasadës së Shqipërisë në Indonezi, për të cilën ka rënë dakord me Kosovën dhe e do t’u vijë në ndihmë qytetarëve atje që kanë interes për të punuar në vendin tonë.

Është e rëndësishme që Tirana do të ketë një fokus për shqiptarët kudo ku ndodhen dhe këtë e ka pasur. Tirana ka pasur në qendër dhe në ditë të vështira shqiptarët në rajon. Kombi jonë është Shqipëria dhe për këtë kemi mbështetjen e plotë të gjithë shqiptarët kudo ku janë.

Në rastin e Kosovës ne kemi një drejtori që do të ndihmojë kolegët në Prishtinë për ato sfida që kanë marrë. Ka qene e ftuar dhe janë të mirëpritur, por për fat të keq të një situate shëndetësore nuk ishte e mundur. Unë do e takoj ministrin Gervalla në një takim në Slloveni.

Ne kemi rënë dakord që Shqipëria të hap ambasadën në Indonezi dhe Kosova në Malajzi. Në mënyrë që të mbulojmë që të gjithë atë zonë dhe mbi të gjitha do të shohim angazhimin e atyre personave në vendin tonë.

Ndërsa lidhur me veton greke Ministri Hasani deklaroi se po punohet me Greqinë për të mos pengoj Shqipërinë në çeljen e negociatave të kapitullit të parë.

“Ka shumë tema të hapura me Greqinë. Duam që t’i negociojmë të gjitha e të arrijmë rezultate sa me shpejt. Nëse do të arrijmë diçka tek pensionet jemi gati. Di të them që shqiptarët mund të marrin këto sigurime nëse kanë emigruar nga Greqia në Itali, ku ne kemi marrëveshje. Janë shumë kantiere të hapura me Greqinë. Angazhimi ka qenë gjatë këtij viti për çështjen e hapjes së kapitullit të parë. Ka qenë diskret e jo me mikrofona. Jemi në rrugën e duhur. Rrugëtimin europian të Shqipërisë e shohim dhe me mbështetjen e Greqisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy