Shumë vite më parë, ajo ishte ylli i serialit “Superman – Lois dhe Clark”. Në vitin 2010, një tjetër serial do ta bënte personazhin e preferuar të miliona njerëzve në botë. Në “Shtëpiaket e dëshpëruara”, Teri Hatcher lunate rolin e Suzanës, një prej katër shoqeve simpatike të periferisë.
Aktorja ka pranuar se në luftë me vitet u është dorëzuar injeksioneve të botoksit. Por fotot e bëra pak ditë më parë tregojnë se mund ta ketë tepruar me ndërhyrje të tilla. 52-vjeçarja është fotografuar në aeroportin e Kanadasë me buzë të skuqura dhe mishra të dhëmbëve të acaruara.



