Udhëheqësi i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis e përshkroi rizgjedhjen e tij si kryeministër një "nder të veçantë" që do t'i sigurojë atij një horizont katërvjeçar për të zbatuar reformat, në një takim me Presidenten Katerina Sakellaropoulou të hënën në mëngjes. Sakellaropoulou e ftoi zyrtarisht Mitsotakis-in të formojë qeverinë pas fitores dërrmuese të zgjedhjes së të dielës, duke marrë 40.5% të votave dhe 158 vende në parlamentin 300-vendësh, më shumë se 20 pikë larg rivalëve të majtë të SYRIZA-s. "Tani ju besoj mandatin për të formuar një qeveri," i tha kryetarja e shtetit Mitsotakis-it. "Qytetarët grekë kanë të drejtë të kërkojnë një të ardhme më të mirë," u përgjigj Mitsotakis, duke premtuar "ndryshime të mëdha dhe reforma të mëdha" në mandatin e tij të ri. “Ne kemi një mandat të fortë dhe një shumicë të rehatshme parlamentare, qeveria jonë do të jetë një qeveri e punës së palodhur dhe rezultateve praktike.



