Në konferencën e sotme për media, kryetari i PL, Ilir Meta, preku edhe aksionin e sotme të IKMT-së në ambientet e “Prestige Resort”.
Përkitazi me këtë, Meta ka dënuar aksionin e IKMT-së në ambientet e këtij resorti turistik dhe tha se ky është një sulm vandal dhe terrorist ndaj medias së lirë.
Ish-Kreu i shtetit u shpreh se argumentet që jep qeveria se gjoja nuk kishte plotësuar kushtet janë qesharake.
Sot të gjithë qytetarët që kanë ndjekur mediat janë shokuar nga sulmi i paligjshëm, vandal dhe terrorist i bandës së Edi Ramës kundër një resorti gati 27 vjeçar në vendin tonë dhe që aktualisht është një ndër resortet më të suksesshëm më të promovuar, i cili është promovuar nga vetë Rama në mënyrë të përsëritur. Keni dëgjuar një pseudoargument qesharak, se resorti ishte me leje por me kusht.
Ngaqë nuk ishin plotësuar kushtet, prandaj u vendos shkatërrimi në kulmin e sezonit turistik dhe ku sot do të zhvillohej një dasmë. Si njeri i ligjit që është ai është shumë i shqetësuar që nuk gjoja nuk qenkan plotësuar kushtet të pagimit të taksave.
Akti sot ishte një sulm ndaj turizmit dhe imazhit të Shqipërisë, 400-500 turistë u bënë dëshmitarë të një skene të shëmtuar të dhunës në një nga resortet më të bukura e më të suksesshëm në vend.
Akti i sotëm ishte demostrim i shkatërrimit të shtetit ligjor, kur vendimet dhe projektet e ideuara vetë, nuk kanë vlerë para çmendurisë skizofrenike të Ramës në panik.
Sipas Metës, duke i referuar sjelljeve dhe akteve të fundit të Edi Ramës, propozoi që Kuvendi të marrë masa urgjente për të verifikuar shëndetin mendor te kryeministrit te vendit, si dhe të nisë procedurat për t'i bërë testin e drogës.
Emergjente që Kuvendi të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin mendor të Edi Rames dhe të gjithë evoluimit të kartelave të tij psiqike, jo vetëm kaq por të merren masa për ti bërë testin e drogës dhe përdorimit të substancave narkotike pasi për shkak të detyrës që ka mund të shkaktojë dhe dëme më të mëdha sa i takon interesit kombëtar, e funksionimit të shtetit të së drejtës.
Meta pohoi se qytetarët shqiptarë do të duhet të protestojnë çdo ditë për shkak të padrejtësive që u bën Rama.
Ai tha se opozita do ia shkulë dhëmbët kryeministrit dhe se të gjithë e dinë guximin prej "lepurushi" që kreu i qeverisë ka.
Edi Rama është armiku i lirisë së çdo qytetari shqiptar, është armiku i votës së lirë, i barazisë përpara ligjit, armiku i medias së lirë.
Këto tentativa nuk i japin një rrugë shpëtimi Edi Ramës për të dalë përpara ligjit.
Për të rikthyer sigurinë juridike, ka vetëm një rrugë të bashkohemi për të shporrur Edi Ramën.
Rama beson që gjuha e dhunës është e vetmja që mund t’i zgjasë disa ditë në pushtet, koha e tij ka përfunduar, koha e përballjes ka ardhur.
Opozita do ti përgjigjet dhëmb për dhëmb e do ti shkulë çdo dhëmb e dhëmballë të korruptuar. E dimë guximin e lepurushit Edi Rama. Opozitën do të ketë përballë. Tani ka humbur edhe mundësinë të thotë “qafsha mamin nuk e bëj më”.
Nuk ka për të qenë Shqipëria çiflig i Ramës. Shumë shpejt Rama do ti nënshtrohet llogaridhënies bashkë me rruspat e tij.



