
Artan Hoxha i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa diskutoi lidhur me akuzat e rënda të Gazment Bardhit ndaj Olsi Ramës, për lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë dhe trafikantët e drogës dhe faktin se ata kanë përdorur disa herë, së bashku dhe veç e veç, automjetin me targa AA653DM, tha se makina ishte element rastësor.
Sipas tij, të gjithë këto që ka publikuar Bardhi janë në dosje dhe janë të hetuara.
Vij te makina, është një nga elementët. Kush e bëri atraktiv? Shumë ngjarje tjetërkush ka emrin dhe tjetërkush është përdoruesi. Pronarja e mjetit rezultonte motra e një ish ministre dhe bashkëshortja e djalit të një ish zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit. Kjo tërhoqi vëmendjen. Këto ishin element rastësor.
Bardhi i referohet të dhënave të TIMS. Të gjithë këto që ka publikuar Bardhi janë në dosje dhe janë të hetuara. Ajo ka kaluar shkallët e gjyqësorit. Ka qenë Gjykata e Krimeve të Rënda. Pse nuk është zbardhur dhe është veçuar nga dosja ky personazhi? Janë përdorur disa makina, jo vetëm kjo. Nuk ka qenë kaq e thjeshtë historia, por ka kaluar dhjetë vjet dhe harrojnë njerëzit.
Ky laborator, disa mjete transporti dhe këta shtetas janë mbajtur në vëzhgim nga Operacionalja. Nëse thonë janë ulur këta të tre dhe një person 45 vjeç, Operacionalja ka fotografuar dhe ka filmuar, kanë lënë provë. Ose nuk i kanë filmuar, ose prokurorët i kanë fshehur.
Çudia që më bën, skuadra Operacionale që ishte nën mbikëqyrjen e gjermanëve, nuk e kanë fotografuar? Nëse e kanë, ta shohim a është ky Olsi. Ai edhe paruke po të vendosë, ka elementë që duket, se është i gjatë.



