Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj (Kortoçi), kalimin e administrimit të pallateve si titull ekzekutiv dhe profesion, cilëson Ministrinë e Financave si përgjegjëse, për sa kohë ka të bëjë me të ardhura publike.
Për emisionin MCN Economy, ekspertja deklaroi se pushteti vendor është i interesuar për mbledhjen e kësaj takse, duke qenë se roli i administratorit është mes banorëve dhe njësisë vendore.
Vetë njësitë administrative nuk e kanë të mundshme që ti administrojnë vetë. Jo vetëm tek pallatet e vjetra, në vitet e fundit, krijimi i blloqeve të pallatit, rezidencave, ka bërë të nevojshme që ky ligj të azhornohet. Kjo ka sjellë nevojën për të riparë nevojën për administrim. Njësitë e përbashkëta janë shumë më tepër, jo thjeshtë për një pompë ujë, apo tarracë. Nevoja për të ripunuar ligjin, ishte imediate, e kohës.
Gjykoj se janë dhe kompanitë e ndërtimit të interesuara, kur mbarojnë ndërtimin dhe e dorëzojnë tek klienti. Lind pyetja se si do të veprohet me këto njësi të përbashkëta? Në të tilla raste lind nevoja e administrimit, nëse do të vendosim një tarifë fikse, atëherë lind pyetja nëse duhet ndarë njëlloj për të gjithë apo sipas njësive. Njësitë nuk kanë funksionuar për sa kohë kemi ndërhyrjen e një institucioneve. Nuk është themeltar emri i institucionit, por arsyeja se pse ky institucion vepron. Mendo nëse do kesh mijëra njësi.
Ndër të tjera Kortoçi shtoi se, nga 2009 kur u propozua ligji dhe deri më tani, kanë funksionuar shumë pallate në mënyrë informale, ndonëse është paguar vlera për administratorin.
Sipas saj, nuk ka pasur një zbatim dhe administrim siç e parashikon ligji.
Çështja është si parashikohet llogaritja e shpenzimeve, përpjestimi dhe sa i takon secilit. Në vitin 2022 situata ka ndryshuar tërësisht. Në shumë pallate ne nuk biem dakord as për 200 lekë të vjetra për pastrimin, sepse krijohet ideja se ai tjetri i merr për vete. Është e nevojshme të kuptohet kultura e organizatës dhe shoqërisë se pse më vlen administratori. Përfituesi kryesor është banori. Ka dhe do ketë gjithmonë interesa biznesi.
Kërtoçi deklaroi se shteti funksionon si rregullator nga jashtë.
Ajo sqaroi se për një zonë rezidenciale, kemi njehësuar të gjithë njësitë në një të vetme, ndaj qoftë edhe për vendosjen e një depozite, preket e drejta e tjetrit.
Në këtë linjë tha se në aspektin e zonave rezidenciale është shumë më thjeshtë menaxhimi pasi është një e mirë e përbashkët.
Sa i takon mungesës së administratorëve në pallate të vjetra tha se banorët kanë shumë vite bashkë dhe që i kanë zgjidhur gjërat bashkërisht, duke shtuar se është shumë më e vështirë prej tyre që të japin para.
Sipas saj, familjet që jetojnë në pallate të vjetra, kanë përgjithësisht buxhete më të kufizuara, duke thënë se nuk e pranojnë që dikush tjetër të bëjnë punimet.
Ndërsa për pallatet e rinj Kortoçi deklaroi se çështja e administrimit, është e kushtëzuar që në fillim.



