
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ishte i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve të MCN Tv ku foli për luftën në Urainë. Milo tha se kjo luftë do zgjasë për një kohë të gjatë dhe se në të vertetë nuk është një konflikt vetëm mes Rusisë dhe Ukrainës, por janë të përfshirë dhe shtete të tjera. Milo tha se Rusisë i intereson të hapë vatra të tjera konflikti kështu që ajo të mos ndiejë më shumë presion.
Lufta në Ukrianë do të zgjasë, do të thotë që do të jetë një konflikt që do të përfshijë jo vetëm dy vende drejtpërdrejtë, por edhe të tjerët. Në mënyrë të natyshme nuk kemi të bëjmë më një konflikt që ka të bëjë më dy vend, por me konflikt e rrjedhoja të mëdha. Çdo shtet do që ky konflikt të zgjidhet por duke ruajtur vlerat dhe parimet. SHBA, BE, NATO po mbështesin një vend që ëstë në nevojë. Patjetër që BE do mbështesë Ukrainën, vlerën demokratike. Rusia nuk e kishte arashikuar se do kishte rezistencë dhe tani kërcënojnë.
Rusia është fuqi që ka ndërhyrë historikisht në Ballkan, ka pasur interesa gjeopolitike dhe ndërhyrja e Rusisë është e dukshme dhe mund të tentojë të bëhët edhe më e pranishme. Ajo ecën me idenë se duke hapur vatra konfliktesh të tjera mund të zbusë presioninq ë asaj i bëhet për Ukrainën. Rusisë i intereson të hapën vatra të tjera konflikti. Në këtë kuadër Ballkani për Rusinë është një rast ku ajo mund të trazojë ujërat.
I ndalur tek zgjedhjet presideciale në Francë Milo tha se sondazhet tregojnë që do të fitojë Macron me 54% të votave, por ai e quan sukses rezultatin e Le Pen dhe kjo i atribuohet ndryshimit të boshtit ku ajo mbështeste fushatën e saj.
Sondazhet tregojnë që Macron do fitojë 54% të votave, por Le Pen ka arritur sukses pasi ajo ka marrë rezultatin më të lartë deri më tani, është sukses i saj personal. Shumë analistë mendojnë se kjo gjë ka ardhur se ajo ndryshoi boshtin e saj të fushatës, nuk u përqëndrua në boshtin ekstrem. I preku francezët atje ku i prek më shumë, por Le Pen i ka ato qëndrime ekstreme, i ka shfaqur dhe mund t’i shfaqë, ajo ka një elektorat që e mbështet.



