Plani britanik për reduktimin e plastikës: Rimbursohesh nëse kthen shishet

Plani britanik për reduktimin e plastikës: Rimbursohesh nëse kthen shishet

Anglia ka prezantuar një plan masash që ka për qëllim rritjen e riciklimit të plastikës. Praktikisht do të rritet çmimi i pijeve në shishe plastike dhe kanaçe alumini, ndërsa shuma e shtuar mbi çmimin aktual do të rimbursohet në momentin që ambalazhi kthehet në dyqan apo supermarket. 

Për momentin, kjo iniciativë do të shtrihet vetëm në ambalazhet e të ashtuquajturit “konsum tek”, ndryshe shishet dhe kanaçet me peshë 0,25 litër.

Programe të tilla po studiohen edhe në Skoci dhe Uells. Aktualisht në Britaninë e Madhe konsumohen 13 miliardë shishe plastike në vit, por më shumë se 3 miliardë prej tyre nuk përfundojnë në rrjetin e riciklimit.

Autoritetet thonë se vendosën implementimin e këtyre masave pasi reduktimi i qeseve plastike rezultoi i suksesshëm.

Çmimi i vendosur vitin e shkuar për qeset plastike e reduktoi me 83 % përdorimin e tyre. Por studimet e kryera së fundmi parashikojnë se deri në fund të dhjetëvjeçarit tjetër, plastika në dete do të trefishohet.

Një raport i kohëve të fundit tregon se “ishulli” i plastikës i formuar në oqeanin Paqësor përllogaritet në 80 mijë tonelata, praktikisht në përmasat e Francës, rreth 16 herë më e madhe nga sa mendohej.

Për të kuptuar më mirë këtë fenomen kanë ndihmuar pamjet shokuese të dokumentarit me pjesë në BBC, “Blue Planet II”, i natyralistit David Atttenborough. Në të shfaqen pamjet e kafshëve detare që hanë plastikë apo janë të zhytur në mbeturina të tilla.

Disa vende europiane kanë rezultuar të suksesshme në reduktimin e plastikës përmes masave si taksimi i qeseve dhe shisheve. Në Norvegji, një iniciativë e tillë ka bërë që të riciklohen 94% e shisheve të plastikës. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy