Balluku në Kuvend: 6 dhjetori, ditë historike për Shqipërinë

Balluku në Kuvend: 6 dhjetori, ditë historike për Shqipërinë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatw fjalws sw saj nw Kuvend, e cilësoi 6 dhjetorin si një ditë historike për Shqipërinë, pasi në Tiranë BE do të zhvillojë një nga samitet më të rëndësishme. Ajo tha se ky është një vlerësim i madh që BE i bën Shqipërisë, pasi vendi ynë mbetet një faktor për stabilitetin në rajon.

Sipas Ballukut, Shqipëria ka përfituar fondacione dhe investime nga BE për një sërë projektesh, ku përmendi hekurudhat si dhe panelin lundrues në Vaun e Dejës që do të jetë risi për prodhimin e energjisë.

Ditën e nesërme, 6 dhjetori përfaqëson një ditë historike për Shqipërinë, pasi BE do të zhvillojë një nga samitet më të rëndësishme në Shqipëri. Është një moment historik, një ditë kur Shqipëria do të tregojë dhe njëherë rolin konstruktiv në Ballkanin perëndimor. Ky është një vlerësim për përpjekjet e qeverisë tonë për përmbushjen e standardeve Europiane. Përtej ndjenjës së krenarisë, do duhej të vlerësonim marrëdhëniet shumë të mira që kemi kultivuar me BE. Falë kësaj marrëdhënieje por dhe rritjes së kapaciteteve tona, kemi prodhuar projektet që financohen nga BE, nëpërmjet kuadrit të investimeve ku Shqipëria ka përfituar investime të rëndësishme, infrastrukturë, energji arsim. Ndërtimi i By-pass të Fierit dhe Vlorës, Tiranës, vitin tjetër do të fillojmë ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Një projekt që do të pasohet me një sërë projektesh të tjera, duke vazhduar me hekurudhën Vorë- hani i Hotit dhe hekurudhat që i përkasin korridorit të tetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy