Hyjnë në fuqi sanksionet e SHBA-ve mbi Iranin, Rouhani: Është luftë psikologjike (VIDEO)

Hyjnë në fuqi sanksionet e SHBA-ve mbi Iranin, Rouhani: Është luftë psikologjike (VIDEO)

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka reaguar pas rivendosjes së sanksioneve ekonomike nga ana e SHBA-ve. Në lidhje me masat që hynë në fuqi pas mesnatës së 6 gushtit, Rouhani tha se ato janë “luftë psikologjike”, me anë të të cilave synohet të mbillet ndarja mes iranianëve.

Sanksionet përfshijnë sektorë të ndryshëm, me synim veprime ndëshkuese kundër tregtisë së naftës së Iranit.

Ndërkohë, Bashkimi Europian nuk ndan të njëjtin qëndrim me SHBA-të në lidhje me sanksionet. BE-ja është shprehur kundër masave dhe në favor të mbrojtjes së firmave europiane që bëjnë biznes të ligjshëm në Iran.

Sanksionet amerikane vijnë pas tërheqjes së SHBA-ve nga i ashtuquajturi Plani i Përbashkët i Veprimit, i njohur ndërkombëtarisht si marrëveshja bërthamore e Iranit.

Marrëveshja e arritur gjatë presidencës së Barak Obamës bëri që Irani të kufizonte aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Sanksionet

Urdhri ekzekutiv i presidentit Trump hyri në fuqi në minutat e para të së martës. Sanksionet prekin:

Blerjen e kartëmonedhave amerikane nga qeveria e Iranit

Tregtinë e e Iranit me arin dhe metalet e tjera të çmuara

Grafit, alumin, çelik, krom etj

Transaksionet që lidhen me valutën iraniane

Aktivitete që kanë lidhje me borxhin publik

Sektorin e automjeteve të Iranit

Një fazë e dytë e sanksioneve, e planifikuar të hyjë në fuqi më 5 nëntor, do të përfshijë sektorët e energjisë dhe marinën, tregtinë e naftës dhe transaksionet nga institucionet e huaja financiare me Bankën Qendrore të Iranit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy