
Ish-truproja e Emmanuel Macron është dënuar me tre vjet burg pasi sulmoi protestuesit gjatë një proteste në 1 Maj të 2018-ës.
30-vjeçari Alexandre Benalla shkaktoi reagime të shumta pas videove ku shfaqej duke qëlluar një burrë dhe duke tërhequr zvarrë një grua.
Të premten, një gjykatë në Paris i dha atij një dënim me burg për dhunë në protestë dhe për marrjen e rolit të një oficeri policie.
Veprimet e tij çuan në një krizë të madhe politike presidencën franceze.
Ai u vu nën hetim në korrik dhe mes protestave publike u pushua nga puna në pallatin presidencial.



