Dy grabitës qëlluan me armë burrë e grua në Tiranë, gjendja e tyre kritike (VIDEO)

Dy grabitës qëlluan me armë burrë e grua në Tiranë, gjendja e tyre kritike (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët natën e mbrëmshme Alliasin, ku nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Nga të dhënat paraprake mësohet se të shtënat me armë janë dëgjuar rreth orës 21:45 nga të gjithë banorët në rrugën “Njazi Meka” dhe ngjarja ka ndodhur brenda një banese.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një burrë dhe bashkëshortja e tij. Të dy janë dërguar me urgjencë në spital por ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Çifti Petrit dhe Afërdita Laze janë qëlluar me armë zjarri në momentin kur janë përballur me dy grabitës që kishin hyrë në banesën e tyre (vilë) për të vjedhur. Njëri prej grabitësve ka qëlluar menjëherë në drejtim të burrit e gruas. Sipas informacioneve të deritanishme, në gjendje më të rënduar ndodhet 60 vjeçari Petrit Laze, i cili ka marrë një plumb në bark. Ndërkohë gruaja është qëlluar në këmbë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”,  2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka  qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L   dhe     A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia ka shkuar në vendngjarje  dhe ka ngritur pika kontrolli.

Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy