Bill Gates del kundër Trump-it: Ne të pasurit duhet të paguajmë më shumë taksa

Bill Gates del kundër Trump-it: Ne të pasurit duhet të paguajmë më shumë taksa

Super të pasurit duhet të paguajnë taksa më të larta. Ky është sugjerimi i njeriut të dytë më të pasur në botë. Në një intervistë për CNN, Bill Gates ka kritikuar reformën fiskale të propozuar nga presidenti Trump në SHBA. Themeluesi i “Microsoft”-it e quan regresive idenë e Trump-it për taksat.

“Nuk është legjislacion fiskal progresiv, por regresiv. U lejon njerëzve më të pasur të nxjerrin përfitime të jashtëzakonshme në krahasim me klasën e mesme apo më të varfrit. Është në kontrast të plotë me tendencën që do të donim të shihnim, që parashikon një rrjet më të fortë sigurie dhe taksa më të larta për ata që kanë më shumë para”, tha Gates.

I pyetur se çfarë mendimi ka për rritjen e pabarazisë në SHBA, Gates tha: “Është një problem me të cilin duhet të përballen të gjitha demokracitë në botë”. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy