Rama propozon Ditmir Bushatin si përfaqësues të OSBE për median

Rama propozon Ditmir Bushatin si përfaqësues të OSBE për median

Pasi e ngarkoi si të dërguarin e tij të posaçëm në OSBE, Edi Rama propozon një tjetër detyrë për Ditmir Bushatin.

Kryeministri shqiptar, që drejton presidencën e OSBE, ka propozuar ish-kreun e diplomacisë shqiptare, për të mbajtur detyrën e Përfaqësuesit të OSBE, për lirinë e medias.

Edi Rama, vlerëson njohjet e Bushatit në çështjet shumëpalëshe dhe veçon faktin se është ministri i Jashtëm më jetëgjatë në 30 vjet demokraci, për të vlerësuar se ai është kandidati më i mirë për të zëvendësuar Harlem Dezir.

Rama thotë se Shqipëria është krenare që nominon Bushatin për këtë detyre. Përfaqësuesi i medias, zgjidhet me konsensus nga 57 vendet anëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy