Një 36-vjeçar nga fshati Dhemblan i Tepelenës ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij pas një konflikti të çastit mbrëmjen e shkuar.
Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje shkoi policia e cila bëri të mundur arrestimin e autorit ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çuan në përdorimin e armës së zjarrit.



