Dita e kujtesës në Aushvic/ Përkujtohen viktimat e Holokaustit, proteston ekstremi i djathtë (VIDEO)

Dita e kujtesës në Aushvic/ Përkujtohen viktimat e Holokaustit, proteston ekstremi i djathtë (VIDEO)

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, dhjetra ish-të burgosur, priftërinj dhe stafi i Memorialit në Aushvic vunë kurora në ish-kampin e shfarosjes, për të përkujtuar 74-vjetorin e çlirimit të kampit, më 27 janar 1945.

Ata u mblodhën në të ashtuquajturën "muret e vdekjes", blloku 11 i Memorialit të Aushvicit, ku nazistët ekzekutuan mijëra të burgosur.

Presidenti polak, Andrej Duda, dhe kryeministri Mateus Moraviecki morën pjesë në ceremonitë përkujtimore.

Por ndërsa në ish-kampin e shfarosjes përkujtoheshin viktimat e holokaustit, jashtë tij një grup esktremistësh të djathtë protestonin kundër qeverisë polake. Rreth 45 persona me flamurin e Polonisë dhe aktivistin Piotr Rybak në krye akuzuan qeverisë se ka lënë në harresë viktimat polake të holokaustit dhe përkujton vetëm hebrejtë.

Kampi Aushvic Birkenau funksionoi nga viti 1940 deri në çlirimin e tij nga Ushtria e Kuqe më 27 janar 1945. Nga hapja deri në çlirimin e tij, nazistët gjermanë ekzekutuan në atë kamp rreth 1.1 milion njerëz, kryesisht hebrenj, por edhe polakë, romë apo të burgosur sovjetikë të luftës.

Aushvici është sot simboli i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore. 27 janari u vendos si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit nga Kombet e Bashkuara, në vitin 2005.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy