A është vdekja e Toto Riina-s fundi i Cosa Nostra-s? Kapoja i grupit mafioz duket se ka marrë me vete shumë sekrete. Të gjitha misteret që fshihen pas një strategjie mafioze me të cilën ai luftoi shtetin italian për vite me radhë mbetën pa u zbardhur.
Toto Riina vdiq pa treguar sekretet që janë pas krimeve më të mëdha që ka urdhëruar dhe ka pranuar se i ka organizuar, çka ka dalë më vonë në përgjimetqë atij iu bënë në burg.
Pas këtyre krimeve është dora e tij mafioze, sulmi i Cosa Nostra-s ndaj shtetit. Ende edhe sot, ekzekutuesit e urdhrave të tij pyesnin pse vendosi të vriste gjeneralin Carlo Alberto della Chiesa në vitin 1982, para se ai t’i bënte ndonjë dëm grupit të tij. Pse vendosi të vriste Giovani Falcone-n në mënyrë terroriste dhe jo p.sh. në Romë, ku ai kishte dërguar një grup mafiozësh që e kërkonin nëpër rrugë. Pse vrau Paolo Borselinon vetëm pak kohë më pas?
Këto mistere që fshehin një strategji mafioze, ai i mori me vete. Ndoshta krerë të tjerë të mafias apo të penduar një ditë do të hedhin dritë mbi këto mistere. / Corriere della Sera /



