Rama i delegon Gent Cakajt detyrën e ministrit të Jashtëm (VIDEO)

Rama i delegon Gent Cakajt detyrën e ministrit të Jashtëm (VIDEO)

Gent Cakaj do të ushtrojë detyrën e ministrit të Jashtëm, falë delegimit të kompetencave nga kryeministri Rama. Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga Ditmir Bushati, kryeministri Rama i dorëzoi zv.ministrit Cakaj dekretin e firmosur nga presidenti Meta.    

“Kjo është fjala më e shkurtër e jetës time. Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i delegoj zotit Gent Cakaj, zv/ministër për Punët e Jashtme, detyrën e drejtimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe të përfaqësimit të ministrit brenda dhe jashtë vendit”, tha Rama. 

Cakaj vlerësoi punën e paraardhësit Ditmir Bushati, ndërsa theksoi se politika e jashtme do të vijojë të njëjtën rrugë.

“Pas kalimit të valës së parë të zjarrit të pakursyer mbi mua, ndihem më i lehtësuar sesa kur më është komunkuar detyra e lartë. Kjo sepse të qenit drejtues i këtij institucioni kyç me kompetnca të deleguara nga kryeministri Edi Rama, nën vëzhgimin e tij pashmangshmërisht të afërt, është një start i garantuar nën grykën e zjarrit të akuzave pa bazë dhe paragjykimeve pa faj. Shqipëria sot është në kuotën më të lartë të përfaqësimit diplomatik. Ky transferim pushteti institucional nga zoti bushati përmes kryeministrit Rama nuk nënkupton asnjë ndryshim strategjik në politikën e jashtme të Shqipërisë. Do të shtyjmë përpara rrugën drejt integrimit europian”, tha ai.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy