Berisha i quajti deputetët “meditues” që nuk ishin në Kuvend/ Nazarko: Pozicionimi i tyre do të qartësohet pas vendimit të Apelit (VIDEO)

Berisha i quajti deputetët “meditues” që nuk ishin në Kuvend/ Nazarko: Pozicionimi i tyre do të qartësohet pas vendimit të Apelit (VIDEO)

Sali Berisha, u shpreh dje për të 35 deputetët që nuk ishin të pranishëm në Kuvendin e 30 prillit, se ata janë në meditim.

Lidhur me këtë deklaratë, analisti Shpëtim Nazarko, u shpreh në studion e “MCN live”, se ky grup meditues ndikohet nga tre faktorë, së pari presin vendimin e Gjykatës së Apelit, më pas, të pozicionimit të Ilir Metës dhe së fundmi, të përkrahjes së amerikanëve.

Meditimi është produkt i pritjes, është një vendim për të kaluar këtej ose andej. Nëse gjykata do të legjitimonte vendimin e shkallës së parë, atëherë 30% do të rrinin te vula, meditimi lidhet me vendimin e gjykatës, me qëndrimet që mbahen  në këtë kohë dhe pozicionin e Metës.

Unë mendoj që grupi i medituesve që presin vendimin e gjykatës, vendimin e Metës dhe së treti, të amerikanëve që mund të marrin vendim për njëri-tjetrin, ta ngrejë pjacën apo ta ulin.

Pra është pozicion i paqartë i tyre i cili do të qartësohet me vendimin e gjykatës së Apelit, që nëse do të thotë prit se do të verifikohen listat, që d.m.th. do të shtyhen edhe tre muaj, do të thotë që të gjitha palët do të jene duke lozur nga pak.

Meditimi është kjo, një grup i legjitimuar që ka vulën zyrtare, një grup i legjitimuar nga SHBA, dhe një tjetër i Berishës, që ka më pak deputetë, por më shumë militantët, dhe një grup i lëkundur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy