Nuk do të ketë ngjarje publike, por festa do të respektohet. Dita botërore e tiramisusë, ëmbëlsirës më të njohur italine është caktuar në datë 21 mars dhe pavarësisht koronavirusit nuk do të anullohen momentet e zakonshme të shijimit të një prej ëmbëlsirave më të famshme dhe më të kërkuara italiane në botë .
Për të kujtuar përvjetorin është kujdesur Akademia e Tiramisusë, e cila fton italianët të përgatisin tiramisu në shtëpi "për të rritur gjendjen tonë emocionale dhe për të përmirësuar ekonominë e vendit tonë duke konsumuar produkte të përsosmërisë italiane".
Rasti i festimit lejon në veçanti shoqatën kulturore dhe ushqimore, e cila ka si qëllim të informojë në lidhje me origjinën e vërtetë gjeografike dhe përbërësit autentikë të recetës tradicionale, për të kujtuar se Tiramisu është fjala e parë e kuzhinës italiane më e njohur në të gjithë botën. Gjithashtu në vitin 2019 ishte ëmbëlsira më e klikuar në motorët e ndryshëm të kërkimit në internet.
"Gjithashtu tiramisuja është ëmbëlsira e vetme në botë me një emër universal, nuk përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe kështu është një ikonë e vërtetë e Made in Italy", shkruan Akademia e Tiramisusë në faqen zyrtare./Ansa.it/



