
Rajonet separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore bllokojnë Google.
Kjo është bërë e ditur nga autoritetet rebele.
Autoritetet e dy rajoneve separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore njoftuan se kishin bllokuar motorin e kërkimit në territorin e tyre duke e akuzuar atë për promovim të dhunës kundër rusëve.
Google promovon terrorizmin dhe dhunën kundër rusëve, veçanërisht popullatës së Donbasit.
Ne kemi vendosur të bllokojmë Google në territorin e Donetsk.
Kështu tha një nga liderët separatistë, Denis Pouchiline, në një deklaratë. Dje, një nga drejtuesit në Lugansk, Leonid Passetchnik, njoftoi se kishte ndërmarrë të njëjtin veprim.



