“Pse nuk i fut në burg këta të PD-së”, ja si i përgjigjet Rama komentuesit

“Pse nuk i fut në burg këta të PD-së”, ja si i përgjigjet Rama komentuesit

Situatat e tensionuar para zgjedhore tregohet edhe në komentet që kryeministri Edi Rama merr pas statuset e tij në rrjetin social “Facebook”.

Komentuesit e kanë pyetur kreun e qeverisë se përse nuk i futi në burg përfaqësuesit e PD.

Gjithashtu edhe përplasja e fortë mes dy forcave politike PS-LSI, nuk lihet pa komentuar edhe nga qytetarët, të cilët shpesh herë reagojnë në rrjetet sociale.

Kështu, një komentues akuzon Ramën se sapo iu prishën interesat me LSI, e sulmon këtë të fundit sa i takon pretendimit për punësim në administratë të të afërmeve. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e të parit të qeverisë, ndërsa i sqaron qytetarit se nëse PS nuk merr fuqinë e shumicës, administrata shtetërore nuk do u vijë dot në ndihmë shqiptarëve.

Replikat e Plota

Qytetari: Kur si fut ne burg keta kafshet e pd mir jua bejn juve edhe ne sepse kan kaq vite po na mbajn peng

Rama: Qeveria nuk eshte prokurori as gjykate o mik, prandaj po e bejme reformen ne drejtesi!

Qytetari: Po ti sa legalizime ke ber ne 4 vjet.ti qe po akuzon lsi se ka futur gjith fisin ne puna ishin ne kualicjon me ty pse si ndalove apo tani qe tu prishen interesat akuzon lsi

Rama: Klajdi, e para kete pyetjen sa legalizime e ben se s’di c’te besh tjeter apo si eshte puna?! Hapi syte e lexo aty lart se e kam shkruar sa dhe jo ne 4 vjet se 4 vjet behen ne fund te shtatorit po ne 2 vjet e gjysem, sepse 1 vit na u desh te sistemojme dosjet e aplikimeve te miletit qe kishin perfunduar me minjte e bodrumeve te Shabes! Sa per pyetjen tjeter mesa duket s’e ke ndjekur kete fushate fare se me ra goja duke e shpjeguar pse nuk behet dot administrata e merituar shteterore per shqiptaret, nese PS nuk merr fuqine e plote te shumices per qeverine…

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy