Julian Assange nuk është më nën hetim në Suedi

Julian Assange nuk është më nën hetim në Suedi

Suedia nuk do të vijojë më tej hetimin paraprak për sulm seksuale kundër Julian Assange. Vendimi erdhi pas rishqyrtimit të provave.

Zëvendëskryeprokurorja suedeze, Eva-Marie Persson, tha që provat e akuzueses janë konsideruar të besueshme, por pas gati një dekade, kujtimet e dëshmitarëve janë venitur. "Pasi bëmë një vlerësim gjithëpërfshirës të asaj që ka dalë gjatë rrjedhës së hetimit paraprak, mund të them se provat nuk janë aq të forta sa të krijojnë bazën për ngritjen e akuzës", tha Persson. Vendimi mund të ankimohet në zyrën e prokurorit të përgjithshëm të Suedisë.

Assange, i cili po lufton për ekstradimin në SHBA, e cila e akuzon atë për publikimin e dokumenteve sekrete, është përballur me akuza në Suedi që nga viti 2010. 48-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij.

Prokurorët suedezë i ndërprenë hetimet e tyre paraprake për akuzën e përdhunimit në vitin 2017, për shkak se nuk mund të procedonin pasi Assange ishte strehuar në Ambasadën Ekuadoriane në Londër. Ai ka jetuar atje që nga viti 2012 pasi kërkoi strehim për të shmangur arrestimin, sepse Suedia i kërkoi Britanisë ta ekstradonte për ta marrë në pyetje.

Sidoqoftë, hetimi u rihap në maj të këtij viti pasi Assange u larguar nga ambasada ekuadoriane, qeveria e të cilës e tërhoqi papritur vendimin e saj për ta strehuar. Ai u arrestua menjëherë dhe po vuan dënimin me 50 javë në burgun Belmarsh në jug-lindje të Londrës për shkelje të lirimit me kusht.

Hetimi që u pezullua nga autoritetet suedeze ka të bëjë me një përdhunim të dyshuar në gusht të vitit 2010.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy