
Ajo që druhej, ndodhi! Rusia nis agresionin ndaj Ukrainës, duke sulmuar qytetet kryesore të vendit.
Sulmet ushtarake të koordinuara po ndodhin në disa qytete strategjike si Kharvik, Odesa por edhe në kryeqytetin Kiev.
Zyrtarisht ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.
Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.
Ai deklaroi se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putini”.
“Qindra ushtarë ukrainas tashmë janë vrarë me raketa ruse”. Është kjo deklarata e ministrisë së Brendshme e Ukrainës.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, dëshmitarët okularë thonë se në Kiev po krijohen radhë të gjata në pompat e benzinës dhe trafiku në rrugë është masiv, veçanërisht në periferi. Banorët e kryeqytetit, sipas dëshmive të ndryshme dhe aplikacioneve të monitorimit të trafikut, po tentojnë të largohen nga qyteti.
Nga bombardimet ruse në Ukrainë, siç raporton BBC, janë vrarë 7 persona, 9 të tjerë janë plagosur, ndërsa 19 rezultojnë të zhdukur.
Footage of the airport bombing in Ivano-Frankivsk. #Ukraine #Russia pic.twitter.com/MLVuNyPItI
— Ω (@W4RW4ATCHER) February 24, 2022



