“Politikanët morën vila si shpërblim në këmbim të ndihmës”, Bregu: Gjiri i Lalzit, një minë me sahat (VIDEO)

“Politikanët morën vila si shpërblim në këmbim të ndihmës”, Bregu: Gjiri i Lalzit, një minë me sahat (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se Gjiri i Lalzit është një minë me sahat që përfshin shumë personazhe, jo vetëm të krimit, por dhe politikës lokale të ngatërruar në korrupsion, në tjetërsim pronash, në zhdukje të dokumente e shtetërorë.

 

Sipas Bregut, shumë politikanë kanë marrë si shpërblim vila pasi ndihmuan ndërtuesit të ndërtojnë dhe tjetërsojnë pronat atje dhe pse nuk kanë lidhje me vendin. 

 

Gjiri i Lalzit është një minë me sahat që do të përfshijë shumë personazhe, jo vetëm të krimit, por dhe politikës lokale të ngatërruar në korrupsion, në tjetërsim pronash, në zhdukje të dokumente e shtetërorë. Janë vepra që duken si të renda, por dhe këto dënohen lehtë. 

 

Është hera e dytë që Aleksandër Laho procedohet, ai ka tjetërsuar atë që është tokë shtetërore. Por aty është e gjitha tokë shtetërore. Çdo politikan e ka një vilë në Gjirin e Lalzit. Ata ku e gjetën tokë, pjesa më e madhe nuk kanë lidhje fare me Gjirin e Lalzit në origjinë. 

 

Si e gjetën tokën?

 

Po ndërtuesi ku e gjeti tokën?  Politikanët e ndihmuan që ai të ndërtojë. Të tjetërsojë pronën dhe morën si shpërblim ato vila atje. Mekanizmi është i thjeshtë, çështja është kush do e zbulojë këtë mekanizëm. 

 

I pyetur për kontrollet në CFO Pharma, Bregu tha: 

 

Hetimet sapo kanë nisur, si pasojë e një denoncimi nga një firmë tjetër. Duhet pasur në vëmendje që Çausholli rezulton të jetë i dënuar për të njëjtën vepër penale. Dua të sjell në vëmendje kur para 8 viteve u arrestua me personin që u vra në zgjedhjet në Elbasan. U gjetën fajtorë të dy për këtë vepër penale. Jo se mund të shtoj dyshimin se ai e ka shlyer përgjegjësinë, por do të ishte shumë e çuditshme nëse do ta kishte provuar po të njëjtën skemë për të cilën është dënuar. Duke qenë se hetimet janë në fazë paraprake dhe që prokurori nuk ka bërë ende asnjë lëvizje për masë apo sekuestro, është herët për të thënë si është situata. Që fakti ekziston, pra që janë shitur ilaçe që nuk janë ato që nuk kanë ardhur nga Italia, ekziston se firma konkurrente kur ka bërë denoncimin ka një dokument që e vërteton. A është CFO që e ka bërë hedhjen në treg të këtyre medikamenteve apo është një firmë tjetër duhet të jetohet. 

Kjo kompani para 6-7 muajsh u gjend në breshërinë e armëve. Kaloi në heshtje. Policia nuk ishte në gjendje të zbulonte cili ishte personi që e vuri në shënjestër. 

Është e rëndësishme të gjendet kush e ka kryer këtë vepër penale. Dy janë gjërat që po e shkatërrojnë këtë komb, ushqimet e skaduara dhe ilaçet. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy