“Sejfulla Malëshova”/ Broka: Figurë e rëndësishme në historinë tonë, njihet si poet dhe përkthyes (VIDEO)

“Sejfulla Malëshova”/ Broka: Figurë e rëndësishme në historinë tonë, njihet si poet dhe përkthyes (VIDEO)

Koço Broka, ekspertesh pensionesh në MCN Informacion ka kujtuar jetën dhe veprat e Sejfulla Malëshovës për të cilin u shpreh se ai është një burrë shteti, ku në ’46 ishte ministër i arsimit dhe kryesekretar në qeverinë e Nolit.

Ai tha se Malëshova njihet si poet dhe përkthyes, por që nuk përmendet shumë pasi instituti i krimeve dhe pasojave të komunizmit nuk e lejonin pasi mund të përbënte rrezik.

Sipas tij gjurma e Malëshovës ishte i madhe dhe e drejtpërdrejtë, roli i tij ka qenë i jashtëzakonshëm prandaj ai duhet kujtuar sepse duke e bërë këtë ne i japim zgjidhje problemeve aktuale.

Sejfulla Malëshova është një burrë shteti, ka qenë figura kryesore në ‘45, në ‘46 ai u përjashtua nga byroja politike por mbeti ministër, u rizgjodh me qeverinë e marsit ‘46 ministër arsimit. Deri në ‘48, u përjashtua nga partia deri sa u internua dhe vdiq pasi përndiqej si shumë të tjerë, por nuk pati fatin e tyre që u burgosën.

Për ata që se dinë ai ka lindur më mars 1900, ka studiuar në Kalabri vijoi studimet për mjekësi, por nuk i përfundoi, u kthye dhe u bashkua me Avni Rustemin, pastaj dhe me qeverinë e Fan Nolit asi kryesekretar.

Më pas u detyrua të emigrojë në vende të ndryshme, fillimisht në bashkimin sovjetik ku mbaroi për filozofi. Ka emigruar pastaj në Francë dhe në ‘43 kthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në luftën nacional çlirimtare ku zgjidhet në këshillin e përgjithshëm në kongresin e Përmetit.

Zgjidhet sekretar i frontit nacional çlirimtare dhe njihet dhe si poet, përkthyes dhe ka kryer dhe disa funksione ekonomike. Por më tepër se sa postet janë veprimtaria e tij dhe ajo që la pas.

Mehmet Gëzhilli ka bërë përmbledhjen e veprave të tij, dy libra janë me poezitë e Malëshovës, ndërsa ka bërë dhe një libër për rolin e kulturës në Shqipëria e re, referat që ke qejf ta lexosh dhe sot dhe nëse ministrat do kishin atë vizion si Sejfulla Malëshova mendoj se Shqipëria do ecte me ritme të larta.

I pyetur se duket si një figurë pak modeste në historinë tonë  pse, ai tha se instituti krimeve, pasojave dhe komunizmit nuk e  përmendnin atë sepse ndoshta përbënte rrezik.

Malëshova ka luajtur një rol të rëndësishëm. Faktikisht instituti krimeve, pasojave dhe komunizmit nuk e  përmendin atë ndoshta është rrezik ta përmendësh, por fakti që ka luajtur një rol të rëndësishëm në fatin e vendit tonë mendoj se është një figurë e papërsëritshme.

Ai njihet si oportunist, vetëm së fundi demokracia është një avantazh i padiskutueshëm, por vetëm tani në demokraci janë bërë të mundur të njihen arritjet e tij, pasi janë hapur arkivat mund të shihet veprimtaria e Sejfulla Malëshovës.

Janë hapur arkivat e pleniumit të Beratit dhe disa nga momentet që mund të kujtohet është se Malëshova ka qenë nga kritikuesit më të ashpër të ekseseve të luftës nacional çlirimtare. Gjurma e tij ishte i madhe dhe e drejtpërdrejtë, roli i tij ka qenë i jashtëzakonshëm prandaj ai duhet kujtuar sepse duke e bërë këtë ne i japim zgjidhje problemeve aktuale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy