Zelensky: Rusia po përgatit një sulm vendimtar ndaj Europës për energjinë

Zelensky: Rusia po përgatit një sulm vendimtar ndaj Europës për energjinë

Këtë dimër, Rusia po përgatitet të nisë një sulm vendimtar energjetik ndaj të gjithë europianëve. Kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të mesnatës.

Këto ditë Rusia po përpiqet të rrisë edhe më shumë presionin energjetik mbi Europën, pasi pompimi i gazit përmes Nord Stream është ndalur plotësisht. Pse po e bëjnë këtë?

Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo europiani, në të gjitha vendet e kontinentit tonë. Ajo dëshiron të dobësojë dhe frikësojë të gjithë Europën, çdo shtet.

Gazprom e justifikoi ndërprerjen pa afat të furnizimit me gaz nga Nord Stream me nevojën për riparim të tubacionit, teksa bën përgjegjës perëndimin dhe sanksionet e vendosura, për mungesën e pajisjeve të nevojshme për riparim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy