Protesta të dhunshme në Shkup pas marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Protesta të dhunshme në Shkup pas marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Protesta të dhunshme e kanë pasuar në Shkup marrëveshjen mes Zaev dhe Tsipras për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Në orët e mbrëmjes së të dielës, në kryeqytetin maqedonas pati përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, të cilët tentuan të thyejnë kordonin policor para Kuvendit.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë përdorën gazin lotsjellës dhe bomba paralizuese për t’i shpërndarë demonstruesit. 25 protestues dhe 7 punonjës të policisë u lënduan.  

Po ashtu, protesta ka pasur dje edhe në qytetin e Manastirit. Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, duke e quajtur “tradhtar të interesave kombëtare maqedonase”.

Ai ka thënë se partia e tij nuk do ta njohë kurrë marrëveshjen e arritur me Greqinë, duke paralajmëruar kështu bllokim në Kuvend, ku për ndryshimet kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave, por edhe gjatë referendumit që pritet të mbahet në vjeshtë.

Marrëveshja e arritur të shtunën në Prespë e njeh Maqedoninë si Republika e Maqedonisë së Veriut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy