Opozita, kërkesë Ruçit: Anulo votimin e ligjit për Teatrin (VIDEO)

Opozita, kërkesë Ruçit: Anulo votimin e ligjit për Teatrin (VIDEO)

Opozita i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë përmes të cilës i kërkon anulimin e votimit të  ligjit për Teatrit Kombëtar.

Dy kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, kërkojnë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, të shpallë votimin të pavlefshëm, pasi sipas tyre në votimin e djeshëm kanë shënuar deputetë që nuk kanë qenë prezent.

"Votimi për Teatrin është antikushtetues dhe nul. Vjedhje votash edhe në Kuvend, siç po vidhet prona e teatrit", thotë opozita në kërkesën  e saj.

Sipas tyre “ky akt përbën një manipulim banditeskt dhe vjedhje votash edhe brenda sallës së Kuvendit, nga po ata që me ligj po duan të vjedhin edhe pronën publike”.

Këtu është fjala për denoncimin e bërë publik më herët nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili duke nxjerrë listën e votimit të së enjtes në Kuvend, tha se deputeti i LSI, Vangjel Tavo përveçse nuk votoi po nuk ishte fare i pranishëm në Parlament.

Projektligji për Teatrin Kombëtar u miratua mbrëmë mes shumë tensionesh në Kuvend me 75 vota pro. Anëtarët e opozitës nuk votuan, madje hodhën kartonët e kuq në drejtim të kryeministrit Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy