Një person u plagos mbrëmjen e ditës së martë në Elbasan.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen "Luigj Gurakuqi" në Rrugën "Rinia" në ambientet e brendshme të një lokali "euro - lloto", ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta.
Në konflikt e sipër njëri prej tyre që dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë është plagosur me armë zjarri shtetasi M.P., 34 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja armë zjarri pistoletë.
Shërbimet e policisë kanë identifikuar autorin dhe po punojnë intensivisht për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes



