
Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner i ka shpëtuar dje një atentati, pasi arma e një personi të armatosur u bllokua në momentin që iu drejtua asaj.
BBC raporton se ngjarja ndodhur teksa De Kirchner ishte duke përshëndetur mbështetësit jashtë shtëpisë së saj. Një burrë doli papritur nga turma dhe i drejtoi pistoletën në fytyrë. Presidenti i Argjentinës tha se arma ishte e mbushur me 5 plumba, por fatmirësisht.
Sjellim në vëmendje që De Kirchner po përballet me një proces gjyqësor, pasi akuzohet për korrupsion. Ajo i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa përballja me personin e armatosur ndodhi teksa po kthehej nga gjykata.
Policia tha se personi i armatosur, të cilin mediat lokale e identifikuan si një brazilian 35-vjeçar, është arrestuar. Ata po përpiqen të zbulojnë motivin e sulmit.



