Dita Botërore e Paqes/ Meta thirrje politikës: Të bashkohemi kundër shpopullimit

Dita Botërore e Paqes/ Meta thirrje politikës: Të bashkohemi kundër shpopullimit

Presidenti i vendit Ilir Meta në ditën Botërore të Paqes ka deklaruar se duhet të reduktohet fenomeni i largimit, kryesisht të rinjve nga Shqipëria, duke shtuar se shqiptarët kanë nevojë për shpresë për të ardhmen e tyre.

Në një fjalim të mbajtur në në veprimtarinë e organizuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, me rastin e prezantimit të Mesazhit të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, për Ditën e 53-të Botërore të Paqes, me temë: “Paqja si udhë shprese: dialog, pajtim dhe kthesë ekologjike”, kreu i shtetit u shpreh se politika duhet të vihet në dispozicion të njerëzve, duke i dëgjuar në mënyrë që të shmangen largimet nga Shqipëria.

“Shpopullimi i vendit, fenomen shqetësues, i cili nuk ndodh në çdo vend, është situatë alarmante.Njerëzit kanë nevojë për shpresë për të ardhmen, të dekurajohet fenomeni i largimeve. Shqiptarët janë një popull shprese. Shqipëria mbetet e ngadaltë në rrugëtimin europian. Shpresa e shqiptarëve për integrimin në BE është më e pakët se ne vitet 90. Politika të vihet në dispozicion të njerëzve, shqiptarët duhen dëgjuar”, u shpreh Meta.

Presidenti Ilir Meta thotë se të gjithë faktorët politikë duhet të angazhohen me politika konkrete për të motivuar të rinjtë që të zhvillojnë karrierën në Shqipëri, në mënyrë që të rinjtë të mos emigrojnë jashtë vendit.

“Të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu. Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë! Shqipëria meriton një të ardhme të sigurt! Të bashkohemi kundër shpopullimit! Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa. Koha nuk pret”, shprehet presidenti Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy