Skandali i “Kurum”, fati i mbetjeve toksike, Xama: Çështja po mbahet qëllimisht në heshtje

Skandali i “Kurum”, fati i mbetjeve toksike, Xama: Çështja po mbahet qëllimisht në heshtje

Gazetarja Ola Xama, për kontejnerët me mbetje të kompanisë “Kurum” të depozituara në zonën e Porto Romanos në Durrës, thotë se dyshohet se çështja po mbahet qëllimisht në heshtje dhe se vetë opinioni publik dhe media po e mban në harresë.

Nga studio e “MCN Economy”, Xama deklaroi se çështja është nën hetim nga prokuroria e Durrësit dhe se dy prokurorët e çështjes kanë autorizuar monitorimin me kamera të kontejnerëve.

Ajo shtoi se nëse ka ose jo mbetje toksike, kjo është një çështje shumë e madhe dhe ndan nëse ka skandal ose jo.

Drupal Ad

Mostrat e mbetjeve do të analizohen nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, por nuk kemi asnjë të dhënë nëse vetë AKBN është në gjendje të vlerësojë testet, se janë dhënë disa versione që vetë AKBN do i bëjë testet, ose që do i dërgojë jashtë.

Çdo gjë është e mbyllur dhe nuk dimë asnjë zhvillim se çfarë është gjetur në këto kontejner dhe as nëse këto mbetje janë toksike. Çështja e analizave është shumë e rëndësishme.

Ndaj edhe zoti Puckett i rrjetit të Bazelit ishte i pranishëm kur anijet u ankoruan në portin e Durrësit.

Organizata e Bazelit kërkoi që të ishte e pranishme në momentin që do merreshin mostrat, për të parë nëse ngarkesat ishin të vulosura, se anija ishte me flamur turk dhe se për sa kohë që anija ishte ankoruar në një port turk dhe mund të kishte zëvendësim të tyre.

Nëse ka ose jo mbetje toksike, kjo është një çështje shumë e madhe dhe ndan nëse ka skandal ose jo.

Se të kujt janë mbetjet, do të vërtetohet se kush kompani është përgjegjëse dhe nëse ka lidhje “Kurum”.

Dyshohet se çështja po mbahet qëllimisht në heshtje dhe se vetë opinioni publik dhe media po e mban në harresë.

Nuk besoj se pala më e interesuar është shteti, por privati, se ajo ka bërë shkeljen. Institucionet e kanë shkeljen në fushën e mosveprimit.

Fakti që po hetohet nga prokuroria e rrethit Durrës dhe jo SPAK, i intereson patjetër publikut.

Se SPAK ka dhënë dhe rezultate të mira hetimore në disa hetime që ka kryer.

Se kujt i intereson më shumë që të mos ndodhë që mbetjet të mos dalin të rrezikshme, patjetër që i intereson kompanisë.

Në muajin gusht kur doli lajmi pati një rezistencë nga ministria e Mjedisit për emrin e kompanisë që kishte nisur mbetjet drejt Tajlandës.

Bazuar në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, përgjegjësinë për të gjurmuar se kush është përfituesi fundor, ligji ngarkon përgjegjësinë që i gjeneron këto mbetje.

Edhe nëse kompania “Kurum” ia ka shitur kompanisë “Sokolaj” e cila ka marrë përsipër asgjësimin e mbetjeve, sërish “Kurum” është përgjegjëse.

Nëse Shqipëria është e dyshuar si një vend tranzit në përmasat e një skandalit ndërkombëtar, e konfirmoi rrjeti i Bazelit dhe dogana shqiptare, se mbetjet e Kosovës kanë kaluar nga porti i Durrësit dhe kanë përfunduar në Kinë.

Mund të ketë pasur edhe qarkullime të mbetjeve të tjera të rrezikshme. Nëse do hetohej tamam, vepra penale që duhej hetuar është për dëmin që i është shkaktuar mjedisit por edhe shëndetit njerëzor.

Se janë shkarkuar në një zonë të hapur në qytetin e Durrësit dhe patjetër kanë shkaktuar edhe dëme të shëndeti i banorëve.

Hetimet mund të pushohen, mund të mos gjejnë fare vepër penale, apo që ka vepër penale por jo që të dyshohet në trafik ndërkombëtar mbetjesh.

Nëse do shkonim te skenari më i keq i mundshëm, Shqipëria do të ishte një vend që ka shkelur konventat ndërkombëtare, si konventa e transportit të rrjetit blu dhe që është e detyrueshme që të zbatohet për një listë të madhe mbetjesh të rrezikshme.

Në rastin ndërkombëtar Shqipëria do të ishte një vend i pabesueshëm, sa i takon eksporteve të mallrave nga Shqipëria, pasi do të bëhej një faktor rrisku për tu kontrolluar nga autoritetet doganore apo pikat doganore në vendet e tjera.

Prishja e imazhit ka pasoja konkrete për biznesin dhe për qytetarët. Por nuk është asgjë përballë dëmit që i shkaktohen qytetarëve shqiptarë.

Nga Ministria e Mjedisit ne nuk kemi asnjë të dhënë se sa mbetje dalin nga vendi dhe ku i çon.

Por sipas ligjit vetë kompania duhet të prodhojë raportin vjetor të ndikimit në mjedis.

Ajo që na bën të dyshojmë që mbetjet janë të rrezikshme, asnjë kompani nuk do merrte përsipër kthimin pas, pasi kostot janë shumë të mëdha.

Unë mendoj se analizat nuk janë bërë në Tajlandë, pasi është më e interesuar që t’i bëjë analizat në Shqipëri.

Por nëse do ishin bërë analizat në Tajlandë dhe kanë rezultuar mbetje toksike, kjo e bën çështjen dyshuese që mund të jenë hapur gjatë ndalimit në portin turk.

Kompania “Kurum” nuk ishte e kënaqur me deklaratën e Ministrisë së Mjedisit, se mbetjet janë të kompanisë “Kurum” ia ka shitur kompanisë “Sokolaj” nuk e dimë nëse janë të rrezikshme. Fakti që asnjëri nuk po guxon të flasë është nëse i intereson apo jo mbyllja e një kompanie kaq të madhe, apo largimi i punonjësve.

Fitimet e tre viteve të fundit të “Kurum” janë 84 milionë euro, fitimet neto. Por kjo kompania është e përfshirë në vepra të tjera me rëndësi në vend.

Prokuroria e Durrësit vendosi sekuestrimin e 108 kontejnerëve me mbetje industriale, të cilat konsiderohen të rrezikshme. Bëhet fjalë për 2100 tonë mbetje të rrezikshme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy