“Dea Film Festival”, Topi: Risia e këtij viti, CineKO! Shqiptarët e njohin pak kinemanë evropiane

“Dea Film Festival”, Topi: Risia e këtij viti, CineKO! Shqiptarët e njohin pak kinemanë evropiane

Kineasti Edmond Topi tha në studion e lajmeve në MCN Tv se këtë vit risi e “DEA FILM FESTIVAL” është seksioni CineKo ku do të bëhet dhe një prezantimi i kinemasë nga Kosova. Topi tha se ishte menduar dhe “Tirana Mon Amour” por që nuk u realizua për mungesë fondesh.

Vlera e festivalit qëndron në konsolidimin e tyre. Mundohemi që çdo vit të kemi një gjë risi. Sivjet kemi themeluar seksionin CineKo që është kinemaja e Kosovës. Kishte menduar dhe “Tirana Mon Amour”, por për mungesë fondesh nuk u realizua.

CineKo është prezantim i kinemasë kosovare, sjell prodhimet më të mira në vite përjashtuar prodhimet e 2 viteve të fundit.

Topi tha se në festival do tëmarrin pjesë 40 filma, por kineasti shtoi se shqiptarët e njohin pak kinemaë evropiane dhe emrat e saj. Më tej Topi tha se asnjë nga qeveritë nuk ka pasur vision e duhur për kinematografinë.

Në festival në përgjithësi janë 40 filma, 5 i takojnë konkurrimit kryesor që e quajmë ‘Open Air’. Janë 5 filma nga 5 vende të ndryshme. Një shqiptar, një nga Bosnja, nga Mali i Zi, nga  Spanja dhe Gjermania.

Prurjet janë prodhimet e reja të Evropës. Filmi gjerman dhe spanjoll hyn te produktet më të mira. Puna e emrave është problematik, ne njohim Stalonen, por kinemanë evropiane nuk e njohim me emra. Njohim pak nga kinemaja evropiane.

Producenti i filmit spanjoll ka marrë Oscar.

Nëse janë emra të njohura ose jo për publikun nuk ua them dot.

Shoqëria jonë ka harruar të shkojë në kinema. Të rinjtë lindin në qytete ku nuk ka kinema.

Shqipëria nuk ka kinema, nuk kemi çfarë t’i ofrojmë të rinjve. Evropa çdo 35 mijë banorë ka kinema e Teatër. Asnjëra nga qeveritë nuk ka pasur një vision të saktë për kinematografinë. E shëmtuar që njerëzit vazhdojnë të shohin filma të diktaturës. Ne nuk i ofrojmë të rinjëv asgjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy