Kryebashkiakja e komanduar e Himarës, mbështetësit e Belerit nuk e njohin Balajn

Kryebashkiakja e komanduar e Himarës, mbështetësit e Belerit nuk e njohin Balajn

Pas zgjedhjes e nënkryetares socialiste të bashkisë Himarë, Blerina Balaj si kryetare e komanduar, në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak, gazetari Andon Kello raportoi për edicionin e lajmeve të MCN TV, se grupi i këshilltarëve të opozitës nuk ka marrë një vendim për të ankimuar mënyrën se si u mbajt mbledhja.

Do të merren masa për mënyrën se si kryetari i këshillit bashkiak, Dhimitër Kapaj zhvendosi mbledhjen nga stadiumi në ambientet e bashkisë Himarë.

Përfaqësuesit e Fredi Belerit dhe përfaqësuesit e opozitës që e mbështesin kanë pasur deklarata mjaft të ashpra që me mbledhjen e këshillit bashkiak, me rendin e ditës.

Pasi votimi i Blerina Balajt, kaloi në mënyrë të përshpejtuar. Zëdhënësi i Belerit ka thënë se nuk do e njohin këtë emërim, duke e cilësuar si të paligjshëm.

Hapi i radhës, pritet që në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak, opozita të shkojë me propozimin që të zgjidhet kryetar i komanduar një nga këshilltarët e opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy